Kandidati i VV-së: Koalicionin paszgjedhor e kemi të pashmangshëm

Aktuale

Kandidati i VV-së: Koalicionin paszgjedhor e kemi të pashmangshëm

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:32
Vetëvendosje

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka, ka thënë se janë në bisedime për koalicion të mundshëm parazgjedhor për këtë komunë, megjithatë ai u shpreh se potencialisht do mbesin në koalicion me qytetarët.

Raka veç kësaj u shpreh se pavarësisht zhvillimeve, koalicionin paszgjedhor e kanë të pashmangshëm.

”Koalicionin paszgjedhor e kemi të pashmangshëm, kurse parazgjedhor deri tani nuk kemi”.

”Mendoj se do ta kemi koalicionin me qytetarët e komunës së Kaçanikut, por do të jemi në kontakt dhe bisedime edhe këto ditë e të shohim mundësitë”.

”Të gjithë ata që kanë qenë në garë për ndryshim, unë i ftoj prapë të dalin në zgjedhje dhe të përkrahin ndryshimin”.

”Besoj që iu intereson edhe kandidati edhe normalisht, harmonia brenda subjektit politik. Këta [PDK] vazhdimisht ka propagandë tash para zgjedhjeve, edhe kinse edhe policia e ambulanca kanë qenë para zyrës tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat