Kurti e quan të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së

Aktuale

Kurti e quan të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:22
Albin Kurti

(E plotësuar 17:55) - Ish-kryeministri: Dialogu të mos prolongohet, e vetmja mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria aktuale që dialogu të mos pronlogohet, por të vazhdojë në drejtim të njohjes reciproke.

Hoti tha se dialogu Kosovë-Serbi është mekanizimi i vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve

“Në kuadër të kësaj marrëveshje fqinjësia e mirë është qenësore për paqe. Rajoni ka nevojë për zhvillim dhe mund të arrihet me normalizim të plotë. Dialogu Kosovë-Serbi është mekanizimi i vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Qartësia e platformës jam i bindur që e hoqi nga diskursi temën për shkëmbim territoresh. Besoj që me këtë qasje kthyem dialogun në vitin 2020 njohjen reciproke. Dhe kërkoj nga Qeveria që dialogu të mbahet në ata binarë sepse mund të na kushtojë me shtyrje drejt BE. Sapo kjo marrëveshje të përmbyllet edhe problemet do të largohen. Përkrahni dialogun për njohje reciproke dhe ne do të mbështesim këtë dialog që ka kornizë të qartë. Dua të them edhe si ish-kryeministër se një proces që ka degradua. Ose takimi në Shtëpinë e Bardhë që ka sjellë njohje të re ku zyrtarët tonë duhet të luftojnë për çështje teknike. Prolongimi i këtij procesi po sjellë probleme tjera. Sot Serbia i shkel të drejtat e qytetarëve në Preshevë e Bujanoc. Besoj që duhet të adresohet nga Qeveria kjo çështje. Të kthehemi në dialog për njohje reciproke. Nuk besoj që është rruga e duhur që të krijohen komisione të përbashkëta. Fokusi duhet të jetë dialog që përmbyllet me njohje reciproke”.

Raportuesja për Kosovën kërkon përfshirjen e grave në dialog: Proceset nuk janë transparente

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar që gratë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë.

Tutje, Cramon tha se proceset në Kosovë nuk po përcillen me transparencë.

“Kam mësuar nga ju zotëri Bislimi që e kushtëzon anëtarësimin në BE. Pa një marrëveshje gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pranimi në integrimin në BE nuk mund të ndodhë. Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe duhet të shohim përkushtim të fuqishëm dhe Kosova të angazhohet në këtë proces që të ketë rezultatet pozitive. Prandaj ftoj autoritet dhe kryeministri e kuvendin të krijojnë platformë. Është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar në Stabilizim Asociimin. Më shumë gra në dialog janë të nevojshme menjëherë.

Me keqardhje duhet të them se proceset në Kosovë nuk janë transparente. Ndryshimet duhet të bëhen brenda kornizës institucionale të Kosovës për të ecur përpara për ta përmbyllur këtë dialog. Edhe pse kemi pasur mospërputhje ka sinkronizim në këtë dialog. Kosova duhet të përdorë mundësisë të reja me aleat për ti shtyrë për të përmbyllur dialogun. Dialogu Kosovë serbi kërkon vullnet të madh për mbrojtje të minoriteteve. Duhet t’i respektojmë obligimet tona dhe të kërkon vizion të gjerë për të gjetur paqe për tërë rajonin. Unë jam e bindur që Kosova mund ta bëjë për shkak të qytetarëve të saj. Kosova e meriton njohjen nga të gjitha vendet”.

Szunyog: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat. Ai vetëm ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova duhet të zbatohen.

Szunyog ka thënë se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Koha e takimit të sotëm është e rëndësisë së veçantë. Nuk është vetëm marrëveshje kotraktuale por e përfshinë edhe procesin e dialogut dhe ofron mundësi për luftën e korrupsionit. I takon Kosovës që t’i shfrytëzojë mundësitë nga kjo marrëveshje. Takimi i sotëm është i rëndësishëm sepse po mbahet në një moment të rëndësishëm. Vendet e Ballkanit janë pjesë e Evropës. Prandaj përkushtimet strategjike të BE bien te qytetarët. Një plan i detajuar për agjendën e gjelbër dhe keni m’i tregu se sa afër janë politikat e BE-së me ato të rajonit. Raporti për Kosovën përfshin metodologjinë e zgjerimit dhe do t’i shikojë reformat e ndërmarra. Faza e dytë e ERA II dhe plani i veprimit për zbatimin e MSA 2021-2025 konfirmojnë këtë momentum pozitiv. Ne jemi të gatshëm të punojmë me Kosovën me qëllim të jetë në rrugën e mirë drejt BE duhet të punojë me të gjitha partitë politike. Raporti thekson se mungesa e forumit ka ndikuar në miratimin e disa ligjeve. Qeveria e kaluar ka zgjat 1 vit dhe ka miratuar 17 ligje. Realiteti politik ka ndryshuar dhe e shfrytëzoj këtë rast t’i bëjë ftesë që Kuvendi ta përmirësoj rregulloren e punës. Në shtator ka qenë Borell m’i ulë tensionet. Duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet që keni nënshkruar. Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të ec përpara drejt BE”.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Von Der Leyen (shefja Komisionit Evropian) ka qenë e qartë. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Besnik Bislimi: Për Kosovën s’ka partner më të mirë sesa BE-ja

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet takimi i radhës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në këtë takim ku po merr pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në fillim, kryeministri Albin Kurti tha se Kosovës i duhet ndihma e Bashkimit Evropian “si klubi socio-ekonomik më i pasur në botë”, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e cilësoi BE-në si partnerin më të mirë për Kosovën.

Kurti përmendi disa nga punët e Qeverisë së tij, ndërsa kërkoi që zyrtarët e BE-së ta shtyjnë përpara çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “si Qeveri, llogarisim në përkrahje të vazhdueshme të Bashkimit Evropian gjatë rrugëtimit tonë përpara”.

Ai u shpreh se për Kosovën s’ka partner më të mirë sesa BE-ja dhe se Kosova s’ka alternativë tjetër më të mirë.

“Duke ritheksuar edhe njëherë se për Kosovën nuk ka partner më të mirë sesa Bashkimi Evropian dhe alternativë tjetër më të mirë, ju uroj punë të mbarë dhe diskutime konstruktive”, tha Bislimi.

Kurti e quan të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër bllokimin e liberalizimit të vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropianë.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, Kurti në Kuvend tha se Kosova është e përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim

Kurt: Bllokimi i Këshillit për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe dritëshkurtër

“Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionalë për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është vendim i padrejtë dhe dritë shkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit, pasi aty është vendi ku mbrohet Evropa si kontinent dhe jo i vendeve anëtare”, tha ai.

Kreu qeveritar theksoi se ndryshimet demokratike që kanë ndodhur në Kosovë kanë sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Kurti: Jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim

“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja si klubi më i pasur socio-ekonomik në botë. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe kritereve për integrim. Të njëjtën kohë jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Deri në fund të këtij viti pritet të ketë rritje dyshifrore në përqindje të bruto-produktit vendor”, shtoi Kurti.

Ndërsa, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se me Qeverinë Kurti energjia për reformat ekonomike është më e madhe se kurdo herë më parë

Bislimi: Me qeverinë e re energjia për agjendë dhe reformat evropiane është e madhe

“Energjia për agjendën dhe reformat evropiane është më e madhe se kurdo herë më parë. Me qeverinë e re përkushtimi politik është forcuar duke kaluar përgjegjësitë në nivelin më të lartë”, tha ai.

Konjufca: Kosova nuk e shantazhon dhe as përgjëron BE-në, por dëshiron ta meritojë integrimin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk shantazhon dhe as përgjëron Bashkimin Evropian, por dëshiron ta meritojë integrimin në BE. Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE – Kosovë, kryeparlamentari Konjufca tha se BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se mungesa e një vizioni të BE-së për zgjerim po lindë euroskeptikë në rajon dhe po nxitë agjenda nacionaliste. Në foltoren e Kuvendit, Konjufca kritikoi BE-në për dështimin e liberalizimit të vizave. Derisa tha se për 6 vjet prej kur ka hyrë në fuqi MSA-ja, intensiteti i reformave në Kosovë ka qenë i ulët.

Konjufca: Ne nuk e shantazhojmë BE-në dhe as përgjërojmë, por duam ta meritojmë BE-në

“Ne as nuk e shantazhojmë BE-në dhe as përgjërojmë, ne duam ta meritojmë BE-në me punë, reforma dhe angazhim konkret për drejtësi dhe barazi”, tha ai.

Konjufca tha se pika më kritike e kredibilitetit të BE-së ka të bëjë me strategjinë e zgjerimit.

Konjufca: BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor

“BE-ja nuk është e plotë pa përfshirjen e Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në gjirin e vet. Pika më kritike e kredibilitetit të BE-së ka të bëjë me strategjinë e zgjerimit. Sa më shumë që zgjerimi iu ka afruar Ballkanit aq më shumë iu është ngadalësuar zgjerimi. U bënë 8 vite nga koha kur shteti i fundit iu bashkua BE-së. Nuk mbajë mend se konceptimi i zgjerimit të ketë qenë në krizë aq të thellë sa është sot. Mungesa e një vizioni të guximshme dhe të qartë po i prodhon dy pasoja të rrezikshme këto vitet e fundit. Së pari krijimin e një hapësire për projektet alternative që vijnë nga bota jo demokratike të cilat ne i refuzojmë, kryesisht nga Rusia dhe Kina. Së dyti fuqizimin e liderëve euro skeptik në rajon të cilët BE-në e shohin si një projekt pa perspektivë dhe ngarendin ta përmbyllin agjendën etno nacionaliste, siç po i shohim zhvillimet e fundit në Bosnje. Këto dy projekte ndalen me dy projekte të qarta me moton, zgjerim dhe thellim. Në anën tjetër BE-ja nuk i ka dalë zot Kosovës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Duke folur për zbatimin e MSA-së në Kosovë, Konjufca tha se intensiteti i reformave ka qenë i ulët ndër vite.

Konjufca: Për 6 vjet të MSA-së intensiteti i reformave ka qenë shumë i ulët

“Për këto 6 vite jemi dëshmitar se intensiteti i reformave ka qenë shumë i ulët. Kjo ngecje në masë të madhe ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik në njërën anë, ndërsa në anën tjetër edhe për shkak të mungesës së stabilietetit të skenës politike në Kosovë. Por prej zgjedhjeve nacionale që u mbajtën në shkurt të këtij viti, unë mendoj se ka edhe vullnet politik për një dinamikë më të lartë të reformave dhe ka stabilitet të nevojshëm politik për të ecur më shpejtë të progresit evropian. Kosova tashmë ka hyrë në fazën e mesme ta quajmë të periudhës kohore të zbatimit të MSA-së, por arritja e objektivave kërkon ende shumë punë. Rrjedhimisht në funksion ta zbatimit të plotë të obligimeve që burojnë nga kjo marrëveshje, Kosova në tetor të këtij viti e miratoi planin kombëtar për zbatimin e MSA-së, e cila përfshinë vitet 2021-2025 dhe planin e veprimit për zbatimin e fazës së dytë të agjendës së reformave evropiane”, theksoi Konjufca.

Kryeparlamentari tha se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës po lë shije të keqe në vend.

Konjufca: Mosliberalizimi i vizave po lë shije të keqe në Kosovë

“Nga komisioni evropian është thënë se Kosova i ka plotësuar gjitha kriteret, përkundër këtij konstatimi regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për qytetarët e Kosovës. Arsyetimi për mos liberalizim ka të bëjë me mospajtimin e disa shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk pajtohen me këtë vlerësim të komisionit. Kjo e lenë një shije të keqe në Kosovë, pasi krijohet përshtypja se BE-ja nuk është një familje vlerash , por një grumbull individësh pa platformë të përbashkët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat