Rama 5 herë, Putini 3 herë/Shqipëria më e afërt me Serbinë se Rusia!

Aktuale

Rama 5 herë, Putini 3 herë/Shqipëria më e afërt me Serbinë se Rusia!

Nga: M.L. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Publicisti Kastriot Myftaraj, nëpërmjet një postimi në Facebook komentoi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, përkatësisht deklaratat e tij.

Myftaraj deklaroi se për 8 vite në pushtet Rama e ka vizituar Serbinë më shumë se sa Putini përgjatë 22 viteve.

Ai ka potencuar se nga gjithë kjo situtatë duket se Shqipëria e Ramës qenka më e afërt me Serbinë se Rusia.

Postimi i plotë i Myftarajt:

Gjatë tetë vjetëve në pushtet Edi Rama e ka vizituar Serbinë më shumë se Vladimir Putini gjatë njëzetedy vjetëve në pushtet.

Rama ka qenë pesë herë në Serbi, Putin tre herë.

Rusia është aleatja historike më e afërt e Serbisë.

Por duket se Shqipëria e Ramës qenka më e afërt me Serbinë se Rusia./Kastriot Myftaraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat