Gazetari që dëshmoi para Speciales: Kam pasur stres dhe presion të madh

Aktuale

Gazetari që dëshmoi para Speciales: Kam pasur stres dhe presion të madh

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Halil Berisha

Gazetari Halil Berisha, ka folur pas dëshmisë që e ka bërë në Hagë në rastin ndaj dy ish krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar ata që e përkrahën derisa nuk e ka komentuar pjesën e dëshmisë.

Ky është potimi i plotë i Berishës në Facebook:

Faleminderit nga zemra krejtve ❤

Po e nisi me këtë falënderim për s’pari familjen, pastaj kolegët e ish-kolegët, shoqërinë e në veçanti ata që edhe pa më njoftë personalisht më kanë përkrahë publikisht e privatisht.

Kjo pavarësisht paragjykimeve t’para kur qytetarët më kanë pa në atë dhomën e famshme.

Falenderim t’veçantë kam edhe për avokatin Arianit Koci, me të cilin për disa ditë me radhë, çdo ditë, jemi taku n’Hagë të Holandës.

Arianiti ndihmë të jashtëzakonshme me ka jap edhe para se me shku n’Hagë. Bile krejt këtë punë u kanë i vullnetit me e bo edhe pa asnjë cent. Pak, shumë pak njerëz mujnë me ba këta. Faleminderit shumë Arianit ❤.

Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj.

Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat