Mashtrimi i AKI-së edhe ndaj Gjykatës Speciale? Ish-agjenti ‘zbulon’ detaje!

Aktuale

Mashtrimi i AKI-së edhe ndaj Gjykatës Speciale? Ish-agjenti ‘zbulon’ detaje!

Nga: N.Sh. Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

AKI-ja si organi kryesor i sigurisë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit del të jetë përplotë skandale.

Disa prej skandaleve të AKI-së i kemi mësuar me kohën, mirëpo së fundmi janë publikuar edhe disa të reja.

Në media u publikua skandali i kësaj organizate që bashkë me Prokurorinë kanë përgatitur dëshmitarë të rremë për të dëshmuar dhe akuzuar pastaj “Syrin e Popullit”, Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

Qëllimi thuhet se ishte që Lëvizjen Vetëvendosje t’i shpallnin organizatë terroriste.

Por, ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar edhe një skandal tjetër të AKI-së.

Sipas tij, Gjykata Speciale nga AKI-ja kishte kërkuar informacione për dhjetëra persona, e kjo e fundit nuk u kishte dhënë.

Miftari thotë se AKI-ja madje i kishte paralajmëruar personat në fjale se po kërkohen nga Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale me seli në Hagë 2019-2020 kur i kishte  kërkuar informacion AKI se ku gjinden, pra në cilat lokacione dhjetëra përsona të Kosovës, AKI-ja nuk iu kishte jepur përgjigje fare, edhe pse e dinte mirë ndodhjen se në cilat lokacione endeshin dhe banonin këta persona të kërkuar, plus i kishte paralajmëruar personat e kërkuar për kërkesën e Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Naim Miftari në facbook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat