Xhelal Sveçla çuditet me lirimin e Enver Sekiraqës

Aktuale

Xhelal Sveçla çuditet me lirimin e Enver Sekiraqës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 22:11
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë një reagim  në lidhje me lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

Ai i ftuar në një debat tha se ‘’është i çuditshëm vendimi për lirimin e tij nga paraburgimi pak para zgjedhjeve.’’

Ai tha se kjo gjë duhet analizuar dhe nuk do japë shumë sqarime se çfarë po  mendonte saktësisht.

E çuditshme se si lirohet ky person dy herë një apo dy ditë para zgjedhjeve. S’po e zgjas sepse duhet analizuar”, ka thënë Sveçla.

Sekiraqa sot është liruar nga paraburgimi derisa masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Ai ishte dënuar me 37 vite burg pasi u shpall fajtor nga Gjykata për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, vendim ky që më pas u kthye në rigjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat