Osmani në OKB: UNMIK-u ka tejkaluar mandatin, ju inkurajojmë ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme

Aktuale

Osmani në OKB: UNMIK-u ka tejkaluar mandatin, ju inkurajojmë ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme

Nga: M.L. Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:32
Presidentja Vjosa Osmani

Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, publikoi një pjesë nga fjalimi në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Kupina, u ndal tek pjesa ku presidentja shkoi për mandatin e UNMIK-ut, duke thënë se ky mision e ka tejkaluar mandatin e tij.

Ajo ka sugjeruar vendet e OKB-së që buxhetin e tyre ta përdorin për cështje më të rëndësishme se sa për këtë mision.

Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK–u, e ka TEJKALUAR mandatin e tij, por është gjithashtu në KUNDËRSHTIM me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - një organ i OKB -së.

Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme...”, ka deklaruar presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat