“U kall! Llapi jonë, krejt me LDK!”/ Doruntina Maloku e bindur në fitoren e Ekrem Hysenit

Aktuale

“U kall! Llapi jonë, krejt me LDK!”/ Doruntina Maloku e bindur në fitoren e Ekrem Hysenit

Nga: M.L. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, është shprehur e bindur në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.

Maloku në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi nga tubimi i LDK-së në sheshin e Podujevës.

U kall! Llapi jonë, krejt me LDK! Doki, kryetar, me t'parën dhe bindshëm!”, shkruan Maloku në profilin e saj në Facebook.

Aty shihet një numër tejet i madh i qytetarëve në përkrahje të kësaj partie. Pjesë e këtij tubimi ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, kundër-kandidatë të Ekrem Hysenit janë Shpejtim Bulliqi nga VV, Floreta Zejnullahu PDK, Besnik Tahiri AAK-së etj.

">Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat