KEDS sqarohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aktuale

KEDS sqarohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Nga: G.B Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:48
Viktor Buzhala

U raportua se KEDS ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Por, zëdhënësi i KËDS, Viktor Buzhala, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk mund të paragjykohet se çfarë do të ndodhë.

“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV. Ju lutem ta korrektoni lajmin pasi nuk është i vërtetë”, thuhet në reagimin e Buzhalës./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat