Sejdiu: Mungesa e fuqisë punëtore do të jetë problem tepër i madh

Aktuale

Sejdiu: Mungesa e fuqisë punëtore do të jetë problem tepër i madh

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:02
Dardan Sejdiu

Ekonomisti Dardan Sejdiu ka thënë se mungesa e fuqisë punëtore nëpër sektorë të ndryshëm do të jetë problem i madh për vendin.

Ai duke folur për rëndësinë e korporatave bujqësore ka theksuar se me këtë problematikë do të përballen edhe vende të tjera që janë fuqi ekonomike.

Së fundmi kam vizituar Gjermaninë dhe u tmerrova me faktin që qytetet ishin të zbrazura dhe në statistika pashë që deri më 2035 do të pensionohen 20 milionë gjermanë”, është shprehur Sejdiu.

“Rinia edhe atje po shpërngulet në qytete të mëdha”.

Sejdiu ka theksuar në raste kur mungon fuqia punëtorë duhet ndërhyrja e shtetit.

Kjo punë nuk bëhet pa shtetin. Shteti duhet të identifikojë sektorë për ta ndihmuar koopetarivizimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat