Ministrja e Drejtësisë takon kryesuesit e institucioneve të dala nga reforma në drejtësi në Republikën e Shqipërisë

Aktuale

Ministrja e Drejtësisë takon kryesuesit e institucioneve të dala nga reforma në drejtësi në Republikën e Shqipërisë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe delegacioni i saj zhvilluan takime dy palëshe me kryesuesit dhe anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe atyre të dala nga reforma në drejtësi në Republikën e Shqipërisë.

Me kryesuesin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, Kryesuesin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe Kryesuesen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut në Shqipëri.

Gjithashtu, arritjet si rezultat i këtyre proceseve dhe sfidat me të cilat po përballen institucionet e reja të drejtësisë, përkundër reformimit.

Ministres Haxhiu iu premtua mbështetje teknike në hapat drejt konkretizimit të vizionit të saj për një sistem drejtësie efikas, të drejtë dhe me integritet në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat