“Po të mos ishin lojërat e ndyra të Edi Ramës me Vuçiqin..”/ Krasniqi numëron pikat e dobëta të Serbisë

Aktuale

“Po të mos ishin lojërat e ndyra të Edi Ramës me Vuçiqin..”/ Krasniqi numëron pikat e dobëta të Serbisë

Nga: M.L. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:47
Rama-Vuçiq

Profesori universitar Milazim Krasniqi e vlerëson se Serbia është një shtet i varfër, pa demokraci dhe nën mbikëqyrje permanente nga akterët më të fortë ndërkombëtar.

PIKAT E DOBËTA TË SERBISË

Kur flet Vuçiqi për fuqinë e ekonomisë dhe të shtetit të Serbisë, tingëllon sikur flet për një shtet shumë të fuqishëm. Vuçiqi është që moti një ekspert i propagandës, këtë e dinë të gjithë, përveç injorantëve që i besojnë verbërisht dhe që i shkojnë pas si një grixhë. Pra, ajo që ai thotë, nuk përputhet me realitetin, sepse Serbia është një shtet i dobët, i varfër, pa demokraci dhe nën mbikëqyrje permanente nga akterët më të fortë ndërkombëtar.”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facenbook.

Kështu ai numëroi një nga një faktet për gjendjen e keqe të Serbisë. Ai citon një parti opozitare që thotë se borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë.

Faktet për gjendjen e keqe të Serbisë janë kështu”:

1. Sipas partisë opozitare, Partia e Drejtësisë dhe Lirisë, borxhi publik i Serbisë është 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustirm po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 2o miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia është shtet i falimentuar. Nuk arrinë të përballojë krizën e borxheve të mëdha ku e kanë futur qeverisë e saj, më së shumti vetë qeveria e Vuçiqit.”, shkruan Krasniqi.

Ai tregon se sipas të dhënave që ka publikuar Sindikata Ushtarake, në këto vite shërbimin në ushtri e kanë braktisur 10.000 profesionistë.

Kjo do të thotë se ushtria serbe ka pësuar edhe një goditje të fortë, pas goditjes që mori në vitin 1999, nga bombardimet e NATO-s. Është riarmatos me armë ruse, gjë që e bën edhe më të ëvshtirë raportin e saj strategjik me NATO-n", potencon ai.

Sipas profesorit, ekonomia e Serbisë ka hyrë në një lloj varësie nga ekonomia kineze.

Për këtë arsye ajo mund ta humb komplementaritetin me ekonomitë në Bashkimin Evropian. Edhe ndikimi i Rusisë me anën e gazit është evident, gjë që e rëndon edhe më shumë prospektin e ngrysët të ekonomisë serbe”, shprehet Krasniqi.

Ai potencon se mediet në Serbi janë nën terrorin e regjimit, për ç’arsye imazhi i saj përditë e më shumë po errësohet.

“Tashmë edhe në sistemin e Tëitterit Serbia është evidencuar si shtet që kontrollon mediet, gjë që e vë në pikëpyetje besimin në mediet serbe”, shton profesori.

Krasniqi në shkrimin e tij rikujton se Serbia është shtet, i cili zyrtarisht mbron kriminelët e luftës.

Që nga Shesheli dhe dy anëtarët e partisë së tij, të cilët nuk i janë dorëzuar Tribunalit e deri te Radosavleviq Guri, urdhërdhënësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, janë të mbrojtur nga shteti serb. Ndërsa një shtet që mbron kriminelët, nuk mund të ketë respektin në komunitetin ndërkombëtar”, nënvizon ai.

Po ashtu profesori thotë se në një rangim të publikuar kohët e fundit, lidhur me regjimet autokratike, regjimi i Serbisë është ranguar si regjimi i pestë autokratik në botë.

Ai thotë se Partia SNS e Vuçiqit, sipas shumë vlerësimeve brenda e jashtë Serbisë, tashmë më shumë llogaritet si organizatë kriminale, se sa një parti politike.

Kjo do të ketë reperkusionet e veta, si për atë parti, ashtu edhe për Serbinë, e cila udhëhiqet nga një organizatë kriminale”, thekson Krasniqi.

Nga ana tjetër ai thotë se Serbia është shtet me një rrethim të theksuar armiqësor, duke kujtuar se marrëdhëniet e këqija të Serbisë me Bosnjen, me Kroacinë, me Malin e Zi dhe me Kosovën, janë barrë për ekonominë dhe shtetin serb, sepse harxhohen shumë para e shumë energji për të bërë presion mbi këto shtete.

Por, fronti antiserb tashmë po profilizohet dhe po fuqizohet edhe në rajon. Po të mos ishin lojërat e ndyra të Edi Ramës me Vuçiqin, Serbia sot do të ishte tërësisht e izoluar në rajon”, tha ai.

“Nga sa u pa, Serbia është shtet me ekonomi të dobët dhe jokonkuruese me ekonomitë në Bashkimin Evropian, shtet me borxhe të mëdha, shtet ku nuk ka liri të medieve e as demokraci, shtet ku udhëheq një organizatë kriminale dhe një lider që ka qenë bashkëpunëtor i Sheshelit dhe Millosheviqit. P.S. Këto fakte duhet t’i analizojnë politikëbërësit në Kosovë. Ky tekst u shkrua si indikacion për ta”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat