Konjufca priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ENEMO

Aktuale

Konjufca priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ENEMO

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:21
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të zgjedhjeve (ENEMO), Pierre Peytier dhe Elene Nizharazde.

Njoftimi për media:

Në takim u diskutua për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 17 tetor 2021, me ç’rast përfaqësuesit e ENEMO e njoftuan kryetarin e Kuvendit lidhur me angazhimin, përbërjen, qëllimin dhe metodologjinë e këtij misioni vëzhgues.

Image
Pamje nga takimi

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për punën e ENEMO, duke ofruar njëherësh mbështetje, bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat