Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke kujtuar masakrën në Abri e Eperme, ka thënë se ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre, por barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se drejtësi nuk do të ndalen së kërkuari.
Postimi i plotë:
Ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar.
Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari. Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë.
Familjes Delia, Martirëve të Abrisë, Lavdi e përjetshme!
RH