Presidentja Osmani takon homologët nga Mali i Zi dhe BeH

Aktuale

Presidentja Osmani takon homologët nga Mali i Zi dhe BeH

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:47
Pamje nga takimi

Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentit të Malit të Zi  Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat