Hapen ambulancat specialistike të QKUK-së

Aktuale

Hapen ambulancat specialistike të QKUK-së

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:17
Ilustrim

Pas tri jave mbylljeje, Ambulancat Specialistike në QKUK në mëngjesin e së mërkurës u rihapën përsëri për pacientët me shërbime jo-COVID.

Megjithatë, përgjatë këtyre ditëve derisa këto ambulanca qëndruan të mbyllura terminet iu humbën shumë pacientëve. Kjo për shkak se në fund të muajit gusht këto hapësira u bënë gati për pacientët e prekur me COVID-19, ngase numri i të hospitalizuarve në atë periudhë ishte i lartë.

Disa prej tyre treguan se nuk kanë pasur informacione për këto ndryshime dhe përveç se ju kanë humbur terminët për vizitë mjekësore janë detyruar sërish që të vijnë gjatë të mërkurës për ta bërë një gjë të tillë.

Madje, ka edhe të atillë që nga qytetet tjera të vendit për dy ditë radhazi kanë bërë rrugën për në Prishtinë në mënyrë që të kontrollohen tek specialisti përkatës, për faktin se nuk kanë qenë të njoftuar se shërbimet e ambulancave specialistike do të rinisin këtë të mërkure.

Mirëpo për dallim nga herët e tjera për shkak të pezullimit të shërbimeve jo-COVID në kohë pandemie kësaj radhe nuk pati tollovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat