Tensione në veri/ Rritet numri i protestuesve serbë, policia detyrohet të hedh gaz lotsjellës

Aktuale

Tensione në veri/ Rritet numri i protestuesve serbë, policia detyrohet të hedh gaz lotsjellës

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Forcat policore të Kosovës kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj qytetarëve të mbledhur pranë vendkalimit Bërnjak, ku më pas protestuesit u tërhoqën disa dhjetëra metra nga vendi ku po qëndronin, njofton Kosova online, përcjell “Bota sot”

Për momentin, situata në Bërnjak është e tensionuar, por e qetë, dhe njerëzit tani po mblidhen në një numër të madh, dhe aktualisht janë disa qindra prej tyre. 

Siç thonë ata, ata janë të vendosur në vendimin e tyre për të mos i lënë vendet e tyre derisa të tërhiqet vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Ata thanë se në momentin që të tërhiqet vendimi për targat, do të shkojnë në shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat