Merkel ua “mbyll” gojën medieve serbe rreth çështjes së Kosovës/ Ja pse doli e “nervozuar” nga takimi

Aktuale

Merkel ua “mbyll” gojën medieve serbe rreth çështjes së Kosovës/ Ja pse doli e “nervozuar” nga takimi

Nga: F.B. Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:45
Foto nga konferenca

Mediet serbe pas takimit Vuçiq-Merkel, e kanë pyetur kancelaren në largim nëse njohja e shtetit siç e quajtën ato “të rrejshëm” është kushti për Serbinë për t`u anëtarësuar në BE.

Kancelarja gjermane u përgjigj qartë: Ajo çështje duhet të zgjidhet në fund procesit, rrugës zgjidhen çështjet tjera, ashtu që edhe BE të ketë qëndrim unik”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij mediumi sot Vuçiq ka takuar kancelaren gjermane Merkel, me të cilën është biseduar rreth raporteve bilaterale, rrugës së integrimit në BE, dialogun dhe bashkëpunimin regjional, por mediet kanë vërejtur se Merkel ka dalë shumë nervoze nga takimi.

Në pyetjen nëse njohja e Kosovës është kushti i BE-së për Serbinë për anëtarësim, ajo rikujtoi se jo të gjitha anëtaret e BE-së e kanë pranuar Kosovën.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet në fund të procesit që ende vazhdon, ndërkohë rrugës do të zgjdhen çështjet tjera. Është e nevojshme që kjo çështje të zgjidhet ashtu që edhe vet BE të ketë qëndrim unik” , tha Merkel.

Vuçiq: kjo gjeneratë duhet ta zgjidh këtë çështje me kompromis dhe jo me poshtërim të Serbisë

Në anën tjetër Vuçiq tha se Serbia është në dijeni rreth asaj se çka është kusht për hyrje në BE.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi, por para saj duhet të afrohemi njëri me tjetrin përmes bashkëpunimeve tjera dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe shërbimeve. Jemi të vetëdijshëm se kjo çështje është e rëndë për ne. Merkel e ka kuptuar qëndrimin tonë edhe kur nuk jemi pajtuar, e shumë herë nuk jemi pajtuar. Jam kundër konfliktit të ngrirë dhe mendoj se këtë çështje duhet ta zgjidh kjo gjeneratë, por ajo duhet të jetë kompromis dhe jo zgjidhje poshtëruese” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat