Pse u rrënua objekti i Viva Fresh-it në Podujevë? Flasin nga komuna

Aktuale

Pse u rrënua objekti i Viva Fresh-it në Podujevë? Flasin nga komuna

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:53
Rrënimi i objektit të Viva Fresh-it

Komuna e Podujevës ka dhënë detaje për rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store” në fshatin Shakovicë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Komuna ka konfirmuar se arsyeja e rrënimit është mungesa e lejes.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Njoftim lidhur me rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store” në fshatin Shakovicë.
Sot më datën 10.09.2021, me asistencë të Policisë së Kosovës, inspektorati komunal ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e objektit afarist “Viva Fresh Store”, i ndërtuar pa leje në fshatin Shakovicë.
Ky veprim është ndërmarr pasi paraprakisht janë kryer të gjitha procedurat konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, të aplikuara nga Inspektorati i Ndërtimit, lidhur me trajtimin e objekteve pa leje.
Lusim qytetarët që t’i respektojnë rregullat për ndërtim!
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat