Prokuroria tregon pse u arrestua vëllai i Astrit Ademajt, zbulon se çfarë u gjet në vendin e vrasjes

Aktuale

Prokuroria tregon pse u arrestua vëllai i Astrit Ademajt, zbulon se çfarë u gjet në vendin e vrasjes

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:05
Foto nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë

Avni Ademaj, vëllau i Astrit Ademaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, po dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes dhe i njëjti do të dalë para gjykatës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe disa gëzhoja.

“Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes. I njëjti nesër do të dalë para gjykatës. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, deklaroi Nikçi.

Ndërsa, shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali të shkolla Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë”. 

Përveç Astrit Ademajt, i cili ishte kandidat për kryetar të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 17 tetorit, i vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat