​Vrasja e dyfishtë në Pejë, prokurorët dalin në vendin e ngjarjes

Aktuale

​Vrasja e dyfishtë në Pejë, prokurorët dalin në vendin e ngjarjes

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Në vendin ku mbrëmë mbetën të vrarë, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, aktualisht po bëhen hetime.

Afër shkollës ekonomike "Ali Hadri" në Pejë, KP mëson se kanë dalë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe prokurorja e rastit, Valbona Haxhosaj dhe hetues të shumtë të krimeve të rënda.

Në hyrje të rrugës dykahëshe ku ka ndodhur rasti, është vendosur shiriti policor. Më parë, kanë arritur fëmijët e Astritit dhe bashkëshortja e tij.

Para rrugës ku ka ndodhur vrasja e Ademajt dhe Kadrijajt, Astriti kishte shtëpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat