Kosnett viziton afganët në Bondsteel

Aktuale

Kosnett viziton afganët në Bondsteel

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:35
Philip Kosnett

Një ekip i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga ambasadori Philip Kosnett ka vizituar të hënën refugjatët afganë të strehuar në kampin ushtarak të Bondsteel.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se SHBA-ja do t`I sigurojë banim të përhershëm afganëve.

“Të hënën një ekip i Ambasadës i udhëhequr nga Ambasadori Kosnett mirëpriti grupin e parë të afganëve bashkëpunëtorë të SHBA në shtëpinë e tyre të përkohshme në Camp Bondsteel.

Ndërsa sigurohen që familjet të jenë rehat gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat