​Administratorja thotë se të akuzuarit në Hagë i kanë dhjetë ditë për të pranuar vizita gjatë vitit

Aktuale

​Administratorja thotë se të akuzuarit në Hagë i kanë dhjetë ditë për të pranuar vizita gjatë vitit

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:11
Ekaterina Trendafilova

Në konferencën e mbajtur në Prishtinë punën, mandatin dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovë, kryetarja Ekaterina Trendafilova ka thënë se rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve është në fazën e procedurës paraprake dhe në të po bëhet punë intensive.

E përveç për dosjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kryetarja e Gjykatës Speciale ka folur edhe për rastin ndaj Salih Mustafës dhe ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lidhur me rastin ndaj Salih Mustafës, Trendafilova ka thënë se prokurori synon paraqitjen e 15 dëshmitarëve, duke shtuar edhe një dëshmitarë që do të paraqitet përmes video-lidhjes, ndërsa ka theksuar se mbrojtja është duke menduar për 16 dëshmitarë.

Ndërsa për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj, ajo ka thënë se janë në procedurat e gjykimit para panelit të dytë.

Trendafilova: Puna në rastin e Thaçit dhe të tjerëve është duke vazhduar në mënyrë intensive

“Në fazën e procedurës paraprake e kemi rastin kundër zotit Thaçi, zotit Veseli, zotit Krasniqi dhe zotit Selimi, janë dhjetë pika të akuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, puna është shumë intensive dhe është duke vazhduar, ekipet mbrojtëse janë shumë aktive dhe kjo është puna e tyre, duhet të jenë shumë aktiv në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të paraqesin interesat e klientëve të tyre dhe gjyqtarët e procedurës paraprake janë po ashtu duke kryer detyrën e tyre në mënyrë aktive”, ka thënë ajo.

Trendafilova është pyetur edhe për pamundësinë e lirimit më kusht gjatë periudhës së paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Trendafilova: Gjyqtari i procedurës paraprake e ka paraqitur arsyetimin e tij lidhur me kërkesën për lirimin e Thaçit

“Natyrisht në këtë rast nuk mund ta analizoj më shumë vendimin që është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, por ai i ka analizuar që të tri këto kushte të nenit 41.6, rrezikun për ikje, pengim të procedurave, apo rrezikun për të vazhdimin e krimit që tashmë është kryer. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka paraqitur arsyetimin e tij bazuar në dëshmi se pse sipas mendimit të tij këto rreziqe akoma ekzistojnë. E dini se është e papërshtatshëm që unë duke pasur funksion administrativ të paraqitem para jush dhe të fillojë të hamendësoj apo të them ndonjë gjë tjetër, kjo ka të bëjë me vendime të mëhershme ,ato janë shqyrtuar nga paneli i Apelit apo ankesës, ai do të marrë vendim dhe në rast se paneli i ankesës do të konfirmojë vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake atëherë do të ketë mjete të tjera juridike, kjo është përgjigja ime”, ka thënë ajo.

Dujke folur për punën e kësaj gjykate e cila është tërësisht me gjyqtarë e prokuror ndërkombëtar, Trendafilova ka thënë se nëse do të ketë dënime si rezultat i këtyre gjykimeve, vuajtja e tyre do të bëhet gjithashtu jashtë Kosovës dhe se arkiva e Dhomave të Specializuara do të jetë vetëm në rëndësi të këtij institucioni.

Trendafilova: Nëse do të ketë dënime si rezultat i gjykimeve në Speciale, do të mbahen jashtë Kosovës

“Nëse do të ketë dënime si rezultat i këtyre gjykimeve do të vuhen jashtë Kosovës, edhe arkiva e Dhomave të Specializuara do të jetë vetëm në brendësi të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka thënë Trendafilova.

Në konferencën e mbajtur në Prishtinë, për kushtet dhe procedurat e personave që qëndrojnë në paraburgim ka folur Administratorja Fidelma Donlon.

Ajo ka thënë se të akuzuarit i kanë dhjetë ditë në vit për të pranuar vizita.

Donlon: Personat që janë në mbajtje në Hagë i kanë dhjetë ditë në vit për vizita

Personat që janë në mbajtje i kanë nga dhjetë ditë vizitë në vit, vizitat planifikohen nga ekipi në njësinë për menaxhimin e qendrës së paraburgimit, në bashkëpunim me personat që akuzohen. Familjet që janë prindërit dhe fëmijët që kanë nevojë për vizë për të ardhur në Holandë kemi punuar ngushtë me autoritetet holandeze për të krijuar një proces ekspeditiv për lëshimin e vizave falas për familjen e gnush të personave të akuzuar. Ne menaxhojmë objekte në pajtim me standardet ndërkombëtare, objektet tona monitorohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara të cilët mund të kontrollojnë objektet tona kurdo që dëshirojnë”, ka thënë ajo.

Ndërsa duke folur për mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe pjesëmarrjen e tyre në gjykim, ajo ka thënë se personat që mund të dëshmojnë se kanë pasur ndonjë dëm fizik ose material si rezultat i krimeve të pretenduara në aktakuzën prokurorisë, mund të aplikojnë për të marrë pjesë në proces.

Gjatë kësaj konference është e ditur se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova do të takojë edhe korin diplomatik në Kosovë këtë pasdite.

Trendafilova: Këtë pasdite do të paraqitem para korit diplomatik në Kosovë

“Këtë pasdite unë do të paraqitem para korit diplomatik në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kontribuuese, vetëm për shkak se ata duhet ta dimë se ku qëndrojmë sepse ata financiarisht e mbështetin këtë institucion dhe kjo është e tëra që u komunikohet atyre, ju them se unë punoj së bashku me administratoren, pse nuk po e bëjë këtë publikisht, sepse nuk ka asnjë ditë e vetme e punës që nuk mirret dhe nuk regjistrohet në të dhënat publike”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat