“Kanë qasje në radio e TV”/ Nga Gjykata Speciale japin detaje për kushtet e qëndrimit të Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim

Aktuale

“Kanë qasje në radio e TV”/ Nga Gjykata Speciale japin detaje për kushtet e qëndrimit të Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim "Bota sot"

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë detaje për kushtet e qëndrimit të të paraburgosurve në Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë vizita në vit.

Ka thënë se ata kanë qasje në librari që kanë libra, revista e gazeta në gjuhën që ata zgjedhin. Ka thënë se kanë qasje në radio e TV dhe mund të marrin pjesë në shërbimet fetare.

Sipas saj, personat që po mbahen nga Specialja kanë kontakte të vazhdueshme me familjen përmes avokatëve, ndërsa ka shtuar se është siguruar kontakti efektiv mes tyre dhe avokatëve mbrojtës.

Në përgjithësi personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë vizita në vit. Kemi punuar me ambasadën Holandeze për t’i lëshuar vizat falas për familjarët”, ka thënë ajo në konferencën për media.

Në mbajtje në Gjykatën Speciale janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Pjetër Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat