Përfundon konferenca e Trendafilovës/Ndërprerja me fishkëllima, mandati i Speciales dhe detaje për të akuzuarit në paraburgim

Aktuale

Përfundon konferenca e Trendafilovës/Ndërprerja me fishkëllima, mandati i Speciales dhe detaje për të akuzuarit në paraburgim

Nga: BOTA SOT Më: 7 shtator 2021 Në ora: 07:13

(E plotësuar 14:45) - Trendafilova thotë se janë të fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve, në Prishtinë flet edhe për mandatin e Dhomave të Specializuara

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova ka thënë se kjo gjykatë do të funksionojë deri në përfundimin e të gjitha procedurave hetimore, për çka Republika e Kosovës do të njoftohet nga Këshilli i Evropës. Në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, drejtuesja e Dhomave të Specializuara ka thënë se janë të fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve duke shtuar se nuk është në dijeni nëse Prokuroria e Specializuar planifikon ngritjen e aktakuzave për persona të tjerë.

Trendafilova nuk ka treguar nëse do të ngritën aktakuza të reja për persona të tjerë, duke theksuar se kjo është çështje e prokurorisë .

Trendafilova: Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në përfundimin e të gjitha procedurave hetimore

“Dhomat e Specializuara të Kosovës krejtësisht financohen nga Bashkimi Evropian dhe në një masë edhe nga pesë vendet kontribuuese, këto janë ShBA, Norvegjia, Zvicra, Kanada dhe Turqia, dhe Dhomat e Specilizuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat, qoftë hetimore apo procedurat para Dhomave të Specializuara do kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe e kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do të bie në fund punën e Dhomave të Specializuara dhe ky vendim është marrë në bazë të propozimit për ndryshimin e Kushtetutës neni 162 paragrafi 13 dhe 14 sipas të cilëve mandati i dhomave të Specializuara të Kosovës ndoshta mund të ndryshohet përtej asaj që është arritur marrëveshja në shkëmbimin e letrave në mes të bashkimit Evropian dhe Dhomave të Specializuara”, ka thënë Trendafilova.

Kryetarja e Gjykatës Speciale ka thënë se janë të fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve duke shtuar se shpreson që Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me raste ku rrezikohet jeta e dëshmitarëve.

Sipas saj, është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve pse është krijuar kjo gjykatë e cila e ka selinë në Hagë.

Trendafilova: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve

“Mbrojtja e dëshmitarëve është diçka në të cilën ne jemi të fokusuar vërtetë shumë, sepse edhe gjykimi më i mirë nuk vlen asgjë nëse ai gjykim do të mirret në kurriz të jetës apo mirëqenies së njerëzve, Tani nuk po flas për çështjen konkrete të cilën e ngritët ju por administratorja ka një ekip shumë të përkushtuar dhe gjithmonë diskutojmë për çdo zhvillim dhe çdo gjë tjetër që mund të përmirësohet dhe në këtë aspekt shpresoj që nuk do të përballemi me ndonjë situatë apo problem në institucionet e tjera. Kjo çështje është shumë serioze, besoj që kjo ka qenë një prej arsyeve pse është marrë vendimi për krijimin e kësaj gjykate, një prej arsyeve”, ka thënë ajo.

Përveç konferencës në Prishtinë, Trendafilova do të mbajë një të tillë edhe nesër në Mitrovicë.

Ajo ka thënë se përmes mbajtjes së këtyre konferencave synojnë të ofrojnë qasje për një numër më të gjerë të njerëzve në Kosovë, meqë sipas tyre jo të gjithë kanë mundur te jenë sot në Prishtinë.

Përgjigja e saj rreth kësaj çështje ka ardhur pasi nga hulumtues të Institutit të Kosovës për Drejtësi është pyetur se cili është mesazhi politik i mbajtjes së një konferencë në Prishtinë dhe një tjetre në Mitrovicë.

Trendafilova: Nëse më thuhet që njerëzit në Mitrovicë duan të më takojnë, shkoj atje

“Unë nuk jam politikane, unë ua lë njerëzve tanë profesionistë, të cilët vinë çdo muaj këtu për të organizuar këso takime, unë jam ushtare, unë nuk kam qenë kurrë atje, kam qenë në Prishtinë tri herë, nuk kam qenë asnjëherë në Mitrovicë, nëse më thuhet që njerëzit në Mitrovicë duan të të takojnë unë do të shkoj atje dhe nuk pyes kurrë pse, sepse kjo është detyra ime, unë duhet të jem e përgjegjshme”, ka thënë ajo.

Për konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale sot në Prishtinë kanë protestuar aktivistë të Partisë Socialdemokrate të cilët kanë thënë se nuk mund të lenojnë që kjo të kalojë në qetësi meqë Gjykata Speciale është e padrejtë dëshiron të ndryshojë historikun e luftës së Kosovës.

Aktivistët janë futur me fishkëllime në sallën ku po mbahej konferenca, të njëjtit janë ndaluar pastaj nga Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, Ekatarina Trendafilova ka thënë se takimit të sotëm nuk i duhet qasur në mënyrë emocionale.

“Kanë qasje në radio e TV”/ Nga Gjykata Speciale japin detaje për kushtet e qëndrimit të Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë detaje për kushtet e qëndrimit të të paraburgosurve në Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë vizita në vit.

Ka thënë se ata kanë qasje në librari që kanë libra, revista e gazeta në gjuhën që ata zgjedhin. Ka thënë se kanë qasje në radio e TV dhe mund të marrin pjesë në shërbimet fetare.

Sipas saj, personat që po mbahen nga Specialja kanë kontakte të vazhdueshme me familjen përmes avokatëve, ndërsa ka shtuar se është siguruar kontakti efektiv mes tyre dhe avokatëve mbrojtës.

“Në përgjithësi personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë vizita në vit. Kemi punuar me ambasadën Holandeze për t’i lëshuar vizat falas për familjarët”, ka thënë ajo në konferencën për media.

Në mbajtje në Gjykatën Speciale janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Pjetër Shala.

Trendafilova tregon pse do ta vizitojë nesër Mitrovicën

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova po mban konferencë në Prishtinë lidhur me punën dhe mandatin e Dhomave të Specializuara për çka edhe nesër e organizon një të tillë në Mitrovicë. Ajo është pyetur rreth faktit që mban dy konferenca të ndara në shtetin e Kosovës, se cili është mesazhi politik që e përcjellë kjo gjykatë me këtë veprim.

“Kur i bëni këto pyetje mund të jetë shqetësuese për mua, unë nuk jam politikane, unë ua lë njerëzve profesionistë që vinë çdo muaj për të organizuar takime të tilla. Kam qenë në Prishtinë, nuk kam qenë asnjëherë në Mitrovicë, nëse më thuhet se njerëzit në Mitrovicë duan të të takojnë unë shkoj atje, dua të jem e përgjegjshme”, ka thënë Trendafilova.

Ajo ka folur edhe për rastin e ish-presidentit Thaçi dhe faktit që i njëjti nuk u lirua me kusht për periudhën e paraburgimit, meqë pritet që ky proces të zgjasë më shumë.

“Nëse aktakuza është konfirmuar ndaj një personi, ku kemi dyshim të bazuar mirë, se personi pretendohet të ketë kryer krime atëherë nuk ekziston kjo periudha prej një viti. Një i dyshuar pa aktakuzë nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se një vit”, ka thënë Trendafilova.

“Rreziku për ikje, pengim të procedurave, apo për vazhdim për krimin, gjyqtari i procedurës paraprake e ka paraqitur arsyetimin e tij ose sipas tij ekzistojnë akoma këto rreziqe”, ka shtuar ajo.

Trendafilova ka thënë se janë të fokusuar edhe në mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Unë duke pasur funksion administrativ nuk mund të hamendësoj apo të them ndonjë gjë tjetër. Tani situata është krejtësisht ndryshe, kur jam takuar me këdo që ka qenë i pranishëm me shoqërinë civile, nuk kemi pasur procedura para Dhomave të Specializuara. Tani kam kufizime, do të abuzoja pozitën time nëse hy në ndonjë analizë e lëre më të bëjë ndonjë analizë kritike. Por mbrojtja e dëshmitarëve është diçka në të cilën ne jemi të fokusuar vërtetë shumë sepse gjatë udhëtimit tim të mëhershme, edhe gjykimi më i mire gjyqësor nuk vlen asgjë nëse ai gjykim do të merret në kurriz të jetës apo mirëqenies së njerëzve”, ka thënë ajo.

Trendafilova ka folur për themelimin dhe punën e Dhomave të Specializuara, ku edhe ka treguar se deri kur do të funksionojnë Dhomat e Specializuara.

“Dhomat e Specializuara janë themeluar pas rritjes se pretendimeve se kanë ndodhur krime serioze nga 1998 - 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar. Dhomat e Specializuara do të funksionojnë derisa Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës që te gjitha procedurat, qoftë hetimore, do të kenë përfunduar”, ka shtuar Trendafilova.

Ku do ta vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales, në rast se dënohen? Përgjigjet Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova ka folur rreth mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ajo ka thënë se nëse do të ketë dënime, ato do të vuajnë dënimin jashtë Kosovës.

“Këto dhoma të veçanta janë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë, megjithatë Dhomat do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me kodin e procedurës. Ato do të jenë të vendosura në një vend të tretë dhe Dhomat do të jenë më staf ekskluzivisht ndërkombëtar, dhe do të ketë vetëm duke iu reflektuar këtij shkëmbimi letrash, do të ketë vetëm gjyqtar ndërkombëtar, gjyqtarët do të jenë në listë, por edhe nëse do të ketë dënime, ato do të vuhen jashtë Kosovës”, tha ajo.

Trendafilova ka mbajtur një fjalim, fillimi i të cilit u pengua nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate të cilët hynë me filikaça në sallën ku po mbahej konferenca duke kundërshtuar raportimin e saj.

Gjithashtu ajo ka mbajtur një fjalim të detajuar ku është shpjeguar se si janë themeluar Dhomat e Specializuara dhe funksionimin e tyre.

Trendafilova tregon se deri kur zgjat mandati i Speciales

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka rikujtuar në detaje historikun e themelimit të këtij institucioni.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontekst të konfliktit të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish-Jugosllavi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e emëroi një raportues special Dick Marty që të hetojë këto pretendime e i cili paraqiti raportin e tij në fund të vitit 2010 dhe më 7 janar 2011, menjëherë pas festimeve të Vitit të Ri, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi raportin dhe ky filloi të njihet si raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

“Në maj të të njëjtit vit (2011), BE-ja themeloi një task-forcë speciale të hetimit e cila duhet të bënte një hetim të pavarur në pretendimet që përmbante ky raport. Me vazhdimin e hetimeve nga kjo task-forcë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe atëherë presidenti i Kosovës arritën një marrëveshje përmes shkëmbimit të letrave në muajin prill të vitit 2014 për delegimin e autorizimeve për themelimin e dhomave të veçanta dhe të pavarura gjyqësore për të gjykuar krimet që ishin përmendur në raportin e Asamblesë Parlamentare. U pajtuan në këto shkëmbime të letrave që këto dhoma të veçanta do të jenë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor të Kosovës, por megjithatë Dhomat e Specializuara do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me Kodin e Procedurës në secilin vend të caktuar dhe se do të vendosen në një shtet të tretë. Dhomat e Specializuara do të jenë me staf ekskluzivisht ndërkombëtar dhe sipas kësaj marrëveshje të reflektuar në këtë shkëmbim letrash do të ketë vetëm gjyqtarë ndërkombëtarë dhe dënimet, nëse do të ketë, do të mbahen jashtë Kosovës. Edhe arkiva e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të jetë vetëm në pronësi të Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Trendafilova, në një konferencë për media gjatë vizitës së saj në Kosovë, ka thënë se mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës është i përcaktuar me ligjin mbi këtë institucion gjyqësor.

“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat hetimore apo para Dhomave të Specializuara të Kosovës do të kenë përfunduar. Siç e kanë bërë të qartë Dhomat e Specializuara dhe kanë theksuar në vendimin e tyre të 20 nëntorit të vitit të kaluar kjo do ta bie në fund punën e Dhomave të Specializuara”.

***

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, ka dhënë detaje rreth të drejtave që posedojnë të akuzuarit e kësaj gjykate.

“Të gjithë personat që janë në paraburgim kanë kontakte të rregullta me familjaret e tyre. Ata mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, njejtë siç kishin marrë pjesë edhe në zgjedhjet e përgjithshme në shkurt të këtij viti”, u shpreh ajo.

Cilido anëtar i familjes që ka kërkuar të vizitojë ndonjërin nga të akuzuarit i është mundësuar kjo vizitë.

Ajo tha se personat që janë në mbajtje i kanë nga 10 ditë në vit për vizita.

Donlon foli edhe rreth dëshmitarëve të mbrojtur të kësaj gjykate.

“Siguria dhe mirëqenia e dëshmitarëve ka qenë prioritet i yni. Ne do kujdesemi për ta edhe kur janë në Hagë. Mbrojtja e të drejtave të viktimave dhe pjesëmarrja e tyre në gjykim është e drejtë e tyre”, tha ajo.

Donlon tha se në rastin e Sali Mustafës deri tash nëntë persona kanë marrë statusin e viktimave

***

Arrestohen aktivistët e PSD-së që penguan konferencën e kryetares së Speciales

Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate(PSD) të cilët penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trandafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.

Aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbahet konferenca.

Aktivistët poashtu kanë vënë edhe mbishkrimi në veturën e EULEX-it, “Non Grata”.

​Aktivistë të PSD-së ndërprenë përkohësisht konferencën e Trendafilovës

Dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hyrë në konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.

Trendafilova reagoi duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë kërkuan të dy aktivistët.

“Me vjen keq qe se kuptova çka tha ky djalosh besoj deshi të bëj pyetje por është mirë që dikush të na përkthejë. Po ju qaseni këtij takimi në mënyrë ekocionale, por të jemi të qetë të vazhdojmë pastaj mund të bëni pyetje”, ka thënë Trendafilova.

Ndryshe, Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon sot po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.

Arrestohen nga Policia, këta janë dy personat që ndërprenë me fishkëllima konferencën e kryetares së Speciales

Dy persona me “filikaqa” kanë ndërprerë për disa minuta fjalimin e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Njëri prej tyre tha se nuk mund ta lejojmë të kaloj në qetësi fjalimi i gjykatëses Trendafilova.

Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e luftës së UÇK-së. Gjykatësja ka ardhur të raportoj që të rilegjitmohet kjo gjykatë… krimet kanë ndodhur nga agresori pra nga Serbia dhe nuk mund ta lejojmë që në qetësi e në heshtje të raportohet….”, u shpreh ai.

Me të përfunduar fjalën, të dy djemtë u larguan nga salla.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova u shpreh pastaj se i vie keq që nuk e kuptoi se çfarë tha djaloshi.

Më vjen keq që nuk flas gjuhën shqipe, dhe nuk e kuptova çfarë tha ky djalosh. Besoj që deshi të bëjë sa pyetje dhe si duket bëri një deklaratë”, tha Trendafilova. 

**

Sapo ka filluar konferenca e kryetarës së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Kjo konferencë u ndërpre nga dy djem të cilët me fishkëllima arritën të sjellin zhurëm në konferencë, e kështu duke ndërpre për disa minuta konferencë, shkruan “Bota sot”.

Njëri nga dy djemtë u shpreh që Specialja po pengon lirinë e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Mirëpo Trendafilova kërkoi që djali i cili u deklarua të vjen përsëri në sallën e konferencës, në mënyrë që ajo të i përgjigjet pyetjeve të tij./BS

***

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale Covid-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t'u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut.

Gjykata Speciale apo siç quhet zyrtarisht, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por me seli në Hagë. Ajo i heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000.

BE-ja në vit ndan rreth 40 milionë euro për punën e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat