Ja emrat e diplomatëve të propozuar për ambasadorë në Kroaci, Francë, Holandë e Angli

Aktuale

Ja emrat e diplomatëve të propozuar për ambasadorë në Kroaci, Francë, Holandë e Angli

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:27
Qeveria e Kosovës

Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete, kjo pasi ata që u shkarkuan në majin e këtij viti nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, ende nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj. 

Media brenda burimeve në MPJD ka mësuar emrat e disa prej të propozuarve për diplomatë të karrierës që kanë shkuar për ambasadorë/shefa të misioneve diplomatike.

Emrat e propozuar janë: Martin Berisha në Kroaci, Mehdi Halimi në Francë, Dren Doli në Holandë dhe Ilir Kapiti në Angli.

Të mërkurën, media publikoi edhe disa emra të tjerë që janë propozuar për ambasadorë.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, kthimi i të cilëve tha se do të bëhet më 30 gusht, e që sipas saj do të bëhet dërgimi i diplomatëve të rinj.

Procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës, komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.

Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat