“Astrit, sikur të ishe në mesin tonë, ishe krahu i djathtë i Arbenit..”

Aktuale

“Astrit, sikur të ishe në mesin tonë, ishe krahu i djathtë i Arbenit..”

Nga: M.L. Më: 30 gusht 2021 Në ora: 19:00
Xhelal Sveçla, Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Me këtë rast ai ka publikuar një fotografi me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, në prapavijë të së cilës duket portreti i Astrit Deharit.

Pozhari ka rikujtuar se Astriti ishte krahu i djathtë i ministrit të tashëm të shëndetësisë, Arben Vitia që udhëhoqi me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

“Astrit, sikur të ishe në mesin tonë, sot nuk do të kurseje asgjë nga vetja që t'i ndihmosh njerëzit në këtë pandemi. Ishe krahu i djathtë i Arbenit, shëmbëlltyra e aktivistit. Përkushtimi yt si mjek që do të duhej të shëroje plagë, na motivon të gjithëve kur në pyetje është jeta e njerëzve. Deri në vetëmohim!”, shkroi Pozhari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat