Dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar!

Aktuale

Dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar!

Nga: M.L. Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video-mesazh të pulmologut, dr. Shpëtim Gashi i cili flet për rrezikun që shfaqet në mushkëri nga mos vaksinimi si pasojë e CoVID-19.

Ai ka thënë se vendi dhe shoqëria jonë nuk duhet të jenë të ndarë midis të vaksinuarëve dhe të pavaksinuarëve.

“Personat e vaksinuar të sëmurë me CoVID-19 do ta kalojnë një formë të lehtë të dëmundjes me ndryshime minimale në indin pulmunar apo pa ndryshime fare, duke mos pasur nevojë që të hospitalizohen apo duke mos rrezikuar humbjen e jetës së tyre”, tha pulmologu.

Ai tregoi se personat e pavaksinuar do ta kalojnë një formë më të rëndë të CoVID-19 për shkak të prekjes së madhe të sistemit respirator nga ky infeksion.

“Personat jo të vaksinuar, të sëmurë me CoVID-19 do mund të kalojnë një formë të rëndë të sëmundjes për shkak të prekjes së madhe të sistemit respirator nga ky infeksion, duke rrezikuar që të hospitalizohen dhe duke rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejt humbjen e jetës së tyre. Vaksinohuni në mënyrë që ky imazh i mushkërive të mos jetë imazhi i mushkërisë suaj”, përfundoi dr. Thaçi.

VIDEO E PLOTË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat