Analisti kritikon politikanët: I kanë harruar ligjet e Kosovës, vjedhin dhe uzurpojnë

Aktuale

Analisti kritikon politikanët: I kanë harruar ligjet e Kosovës, vjedhin dhe uzurpojnë

Nga: G.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:08
Ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka kritikuar politikanët që vjedhin dhe uzurpojnë kur janë në pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata betohen që ta ruajnë sovranitetin dhe territorin e Kosovës, por nuk ndodh ashtu kur vijnë në pushtet, përcjell Bota sot.

Ai thotë se parazitët e politikës flasin dhe veprojnë si t'iu bien ndërmend.

Postimi i plotë:

Disa njerëzve të politikës ju duket së për gjithçka kanë të drejtë. Se gjithçka kanë të drejtë edhe kur janë në pozita të larta pushtetare! Këta e konsiderojnë të drejtë të tyre morale, edhe kur vjedhin edhe kur uzurpojnë pronën shoqërore! E mos të flasim për të drejta të tjera më të vogla. Njerëzve të tillë edhe kjo ju duket e bukur! Edhe pse janë betuar para popullit, këta në praktikë kanë vepruar krejt ndryshe. I kanë harruar ligjet e shtetit duke u ngritur mbi to. Janë betuar se do ta ruajnë sovranitetin dhe territorialitetin e Kosovës, e nuk ndodhi ashtu! Njerëzit më shumë arshina, mund të kenë miq edhe kriminelët! Kjo miqësi e ngrohtë e tyre mund të jetë më e rëndësishme se ligjet dhe vet Kosova! Parazitët e politikës që nuk janë të pakët sot në Kosovë, flasin dhe veprojnë çka ju bie ndërmend. Këtë e kemi parë dhe sprovuar gjatë këtyre viteve. Nuk kanë marrë përgjegjësi madje as morale, e jo që është dashur të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Kush e kishte besuar se do të gjenden njerëz të tillë të politikës dhe të biznesit pas luftës, kur shumica, kemi menduar së këta njerëz do të jenë shumë më ndryshe…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat