Festivali letrar midis Beogradi e trajton Kosovën si shtet të pavarur – “Alo” e quan skandaloz këtë veprim

Aktuale

Festivali letrar midis Beogradi e trajton Kosovën si shtet të pavarur – “Alo” e quan skandaloz këtë veprim

Nga: Fatmir Beka Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Sektori joqeveritar po vazhdon me të veten, edhe këtë vit në Festivalin letrar "Krokodil" , Kosovën po e trajton si shtet të pavarur, shkruan “Alo” duke e quajtur këtë veprim si skandaloz, transmeton “Bota Sot”.

Festivali po vazhdon të trajtojë Kosovën si shtet në vete, kështu që në program ajo (Kosova) do të gjendet në panel të diskutimit.

“Alo” thotë se “e ashtuquajtura Kosova” do të marr pjesë në diskutimin regjional në kuadër të projektit "Better Together", në të cilin do të tubohen përfaqësues të shumtë nga organizatat e sektorit joqeveritar nga vendet e Ballkanit.

Si është paralajmëruar në portalin e Festivalit, pjesëmarrësit janë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit  - Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por edhe vendet e BE-së – Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania.

Diskutimet kanë të bëjnë me atë si u përgjigjen institucionet në raport me pandemi dhe sektorin e shoqërisë civile, posaçërisht në raport me fushën e kulturës edhe industrisë kreative.

“Do të bisedohet edhe për mundësitë dhe kapacitetet e këtyre organizatave në rrethana të jashtëzakonshme” shkruan në portalin e Festivalit.

Edicioni i 13 i Festivalit letrar "Krokodil" nis sot në Beograd dhe zgjat deri me 29 gusht me emrin simbolik "Borders VS. Frontieres", kur do të mbahet edhe diskutimi ku merr pjesë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat