Osmani kujton Shën Nënën Terezë në 111-vjetorin e lindjes

Aktuale

Osmani kujton Shën Nënën Terezë në 111-vjetorin e lindjes

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:09
Nëna Terezë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar sot humanisten e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Shën Nënë Tereza në 111-vjetorin e saj të lindjes.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë ditë kujtojmë me nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes.

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat