Ja se çfarë i tha Kaqusha Jasharit Millosheviqi

Aktuale

Ja se çfarë i tha Kaqusha Jasharit Millosheviqi

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:18
Kaqusha Jashari dhe Millosheviqi

Kaqusha Jashari, ish-funksionare e lartë e pushtetit jugosllav në Kosovës, ka thënë se zgjedhja e saj në pozita të larta, përveç aftësive të saj profesionale e politike, vinte edhe për faktin që ajo nuk ishte nacionaliste. 

Ajo ka thënë se këtë gjë ia kishte pranuar edhe ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq.

“Nuk ka mujtë kërkush mue me më akuzu për nacionalizëm. Nuk pas kush që ka mujtë”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë Millosheviqi.

“Edhe vet Millosheviqi vet m’ka thënë për krejt mundem, për nacionalizëm nuk mundem me të akuzu. I thashë nuk mundesh kurrë, se nuk jam, jam për të drejtat e njerëzve. E që ka ndodh tani që i mbroj të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, njësoj do të ndodhte po të ishte e kundërta”, i ishte përgjigjur ajo Millosheviqit.

Jashari ka thënë se nuk pasur asnjëherë kujdes se çfarë flet në organet e partisë, nëse ishte e bindur se ajo çfarë kishte për të thënë, ishte e drejtë.

“Aty kam qenë shumë e guximshme. Nuk kam pas kujdes çka flas, i kam pas parimet e mia”, ka thënë Jashari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat