Ish këshilltari i Thaçit kërkon nga Kurti e Haxhiu zbardhjen e vrasjes që ndodhi në mandatin e tyre

Aktuale

Ish këshilltari i Thaçit kërkon nga Kurti e Haxhiu zbardhjen e vrasjes që ndodhi në mandatin e tyre

Nga: M.L. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:42
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj qeverisë aktuale e cila për krimet që po ndodhin po ia lë fajin qeverive të kaluara.

Sipas Behramajt për Kurtin dhe ministrat e tij, fajtore për çdo krim që ndodh në Kosovë janë gjithmonë qeveritë e kaluara.

“Qëndrojnë përherë në gjendje gatishmërie t’i politizojnë̈ dhimbjet dhe jo vetëm që nuk marrin përgjegjësi, por bëjnë politikë edhe me viktimat e krimit”, u shpreh ai.

Behramaj me këtë rast rikujtoi vrasjen e Sebahate Morina-Sopit nga bashkëshorti i saj një muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Një muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ish-bashkëshorti i saj u vra edhe Sebahate Morina–Sopi. Institucioni i Avokatit të Popullit identifikoi një mori shkeljesh që hallkat e sistemit të drejtësisë bënë në raport me viktimën, duke çuar në epilogun fatal. Çfarë bënë Kurti, Haxhiu etj., për gjetjen e fajtorëve brenda institucioneve në rastin e Sebahate Morina-Sopit?”, pyet Behramaj.

Ai rikujtoi po ashtu se jo më larg se afër një muaj pas kësaj vrasjeje, Kurti dhe Osmani e emëruan drejtor të AKI-së baxhanakun e vrasësit të saj, i cili edhe sot vazhdon të jetë njeriu kryesor i sigurisë në vend.

“Kurtit, Haxhiut apo edhe ndokujt tjetër mund t’u pëlqejë ta luajnë̈ rolin e organit të akuzës, por fillimisht do të ishte mirë që t’u kërkonin llogari të emëruarve të tyre. A ndërmori ndonjë̈ veprim ky baxhanaku i vrasësit të Sebahate Morina-Sopit, si njeriu i parë i institucionit kryesor për siguri në vend për identifikimin e fajtorëve brenda institucioneve të shtetit në rastin e vrasjes së saj? Ku është rezultati i punës së institucioneve të Kurtit në gjetjen e fajtorëve në rastin e Sebahate Morina-Sopit? Vrasësi i saj ishte lënë në liri, përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga viktima”, u shpreh ai.

Ai tha se Kurti e Haxhiu duhet të të na tregojnë çfarë bënë për gjetjen e fajtorëve në rastin e Sebahates, që t’iu besojmë se do të bëjnë edhe në rastin e Marigonës!

“Politikanët populistë çdo ditë e më shumë janë̈ kah e bëjnë këtë shoqëri histerike, që viktimat i harron sapo ndodh një rast i ri, sepse politizimin e kanë më prioritet se drejtësinë!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat