Gjatë verës me mbi 200 mijë automjete erdhën në Kosovë

Aktuale

Gjatë verës me mbi 200 mijë automjete erdhën në Kosovë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Si çdo vit tjetër edhe sivjet  në numër edhe më madh në Kosovë për pushimet e verës kanë ardhur qindra mijra bashkatëdhetarë nga vende të ndryshme të botës, konkretisht vendet evropiane.

Me mbi 200 mijë vetura gjatë tre muajve të verës kanë ardhur bashkatdhetarët nga vende të ndryshme drejt vendlindjes.

As kësaj vere nuk kanë munguar pritjet e kolonat e shumta gjatë ardhje vajtjeve të mërgimtarëve. 

Derisa qindra mijra bashkatdhetarë kanë ardhur edhe me aeroplanë e autobusë me targa të Kosovës.

Derisa kanë shpenzuar miliona në vendlindje, duke ndikuar në rritjen socio-ekonomike të vendit.

Nga ana tjetër qeveria ka subvencionuar gjatë muajve korrik e gusht 179 mijë e 141 vetura, tregojnë nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Gjatë periudhës qershor, korrik dhe gusht në vendin tonë kanë ardhur rreth 220 mijë mjete, konkretisht 202 mijë e 392 vetura.

Media nga Byroja Kosovare e Sigurimeve  mëson se nga 1 qershori i këtij viti deri me 23 gusht kanë lëshuar 219 mijë 231 polica siguruese

Derisa gjatë muajit qershor kanë hyrë në vendin tonë 26 mijë e 372 mjete të ndryshme prej tyre 23 mijë e 251 vetura.  

Ardhja më e madhe e bashkatdhetarëve me atuomjete ka ndodhur në muajin korrik ku kanë ardhur 121 mijë 230 mjete, prejt tyre 113 mijë 713 vetura.

Derisa në gusht kanë hyrë 71 mijë e 629 mjete prej tyre 65 mijë e 428 vetura. 

Derisa nga Policia e Kosovës, kanë treguar se kanë të dhëna për numrin e të të gjitha hyrjeve, por jo të ndara.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat