7 orë po presin bashkatdhetarët për ta kaluar kufirin në Merdar

Aktuale

7 orë po presin bashkatdhetarët për ta kaluar kufirin në Merdar

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Po vazhdojnë pritjet disa orëshe të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen nga pushimet në Kosovë,  në pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Manaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 16:30), pritjet më të gjata po regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët pop resin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.

Pritje të gjata ka edhe në pikë-kalimet kufitare Dheu i Bardhë, Jarnjje dhe Mutivode, ku janë krijuar kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë.

Edhe në Muçibabë ka kolona dhe pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin me Serbinë.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat