Osmani takoi udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës

Aktuale

Osmani takoi udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:52
Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel.

Ajo i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Image

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat