Ikjet e mërgimtarëve, deri në tri orë në pikën kufitare në Merdare

Aktuale

Ikjet e mërgimtarëve, deri në tri orë në pikën kufitare në Merdare

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 00:03
Merdare, foto ilustrim

Në pikën kufitare të Merdares, mërgimtarët janë duke pritur më shumë se tre orë për të kaluar.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria për Punë të Brendshme, kolonat janë të gjata deri në 1000 metra dhe mërgimtarët janë duke pritur deri në tre orë për të dalë nga Kosova.

Për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 60 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse për të dalë janë deri në tre orë.

Disa qytetarë u shprehën se janë duke pritur deri në dy orë, por këto pritje i konsiderojnë normale.

“Jam duke pritur që një orë e gjysmë, nuk jemi frikësuar nga rritja e numrit të rasteve, për shkak se jemi vaksinuar”.

“Mirë kemi kaluar, jemi duke shkuar në Venecia të Italisë, jemi duke pritur që një orë, pushimet i kemi kaluar vetëm në Kosovë, me familjarët, se a do të duhet të karantinohemi kur të kthehemi do të shohim kur të arrijmë atje”.

“Është pritje normale, kemi pritur deri në gjashtë orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat