OHT jep informacione rreth takimi me ministrin e Shëndetësisë

Aktuale

OHT jep informacione rreth takimi me ministrin e Shëndetësisë

Nga: A.M. Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:25
Hysen Sogojeva

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve, ku kanë diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.

Nga OHT-ja përmes një komunikate për media kanë dhënë informacione rreth masave të reja që priten të zbatohen nga  20 gushti.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

Njoftim i plotë:

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.

Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.

Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjithë Restaurantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

I lusim të gjithë qytetarët të ruhen  nga kjo gjendje alaramante, t'i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.

Të infektuarve i'u urojmë shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat