Ky është kandidati i VV-së në Komunën e Dardanës

Aktuale

Ky është kandidati i VV-së në Komunën e Dardanës

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:15
Kadri Rahimaj

Kadri Rahimaj do të kandidojë për të parin e komunës së Dardanës.

Kështu është vendosur nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë.

Pas zyrtarizmit si kandidat për kryetar të Dardanës, Rahimaj u është drejtuar qytetareve  të kësaj komune përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të komunës së Dardanës,

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Dardanë, pas një procesi të brendshëm zgjedhor dhe demokratik e ka përkrahur kandidaturën time për kryetar të komunës.

Nga këtu, dua që të falënderoj të gjithë aktivistët e qendrës sonë dhe strukturat udhëheqëse për mbështetjen dhe besimin e tyre.

Dardana meriton të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat