Ish-Presidenti e akuzon Ramën për mashtrim, ja çfarë i thotë për “Ballkani i Hapur”

Aktuale

Ish-Presidenti e akuzon Ramën për mashtrim, ja çfarë i thotë për “Ballkani i Hapur”

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:24
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se  nga vizita teatrale e pa asnjë produkt e Edi Ramës në Beograd, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë përjetuar një përkeqësim të vijueshëm të jetës së tyre, që nga aspekti ekonomik e deri tek praktika fondamentaliste e çregjistrimit të tyre pa dëshirë nga regjistrat e gjendjes civile.

“Megjithëse kjo e fundit një politikë e pastër e spastrimit etnik, Qeveria e Tiranës as ka folur, as e ka dënuar e as ka arritur ndonjë rezultat në ndalimin e këtij spastrimi të ri ndaj shqiptarëve”, është shprehur Nishani, në rrjete sociale.

Më tej ai ka risjellë në vëmendjen e opinionit publik deklaratën e kryeministrit Rama në Beograd se “është arritur marrëveshja me Serbinë për njohjen e diplomave shqiptare për studentët nga Lugina e Preshevës, të diplomuar në Shqipëri” .

Megjithëse kjo “marrëveshje” nuk u bë kurrë publike, ende sot Shteti Serb as nuk i njeh e as nuk i pranon diplomat e studentëve të Luginës së Preshevës, nga universitetet shtetërore në Shqipëri !

 Po ashtu, Shteti Serb nuk i njeh as diplomat e universiteteve të Kosovës për këta diplomantë !

Imagjinoni tani hipokrizinë e madhe, teatrin absurd, talljen me shqiptarët e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur”, deklaron më tej Nishani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat