Spahiu flet për koalicionin në veri: Mundësia për të dal më shumë në zgjedhje është më e madhe

Aktuale

Spahiu flet për koalicionin në veri: Mundësia për të dal më shumë në zgjedhje është më e madhe

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:57
Nexhmedin Spahiu

Partitë politike në veri janë bërë bashkë, ku bartës i listës së këtij koalicioni është Skender Sadiku.

Në lidhje me këtë, analisti Nexhmedin Spahiu, tha se një bashkim i tillë është shumë i rëndësishëm dhe se kështu mundësia për të dal në zgjedhje do të jetë më e madhe.

“Mundësia për të dal më shumë në zgjedhje është më e madhe dhe gjithashtu edhe mundësia për përfaqësim, pasi tani nuk ka askush arsye për të dal në votime, nëse dikush nuk del është tradhtar”, tha Spahiu.

Ai e cilësoi bartësin e kësaj liste si të duhurin për këtë pozitë.

“Skender Sadiku është kandidat meritor, shpresoj që shembulli i Mitrovicës Veriore të ndiqët në të gjitha komunat”, tha ai.

Spahiu gjithashtu shtoi se të gjitha partitë politike, me përjashtim të Vetëvendosjen që në herën e parë janë pajtuar me këtë ide, madje pa vënë kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat