Vjen alarmi i ri për Kosovën/ Ja nga çfarë po rrezikohet më së shumti

Aktuale

Vjen alarmi i ri për Kosovën/ Ja nga çfarë po rrezikohet më së shumti

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:41
Prishtina

Kosova që nga paslufta është përballur me largimin e qytetarëve, të cilët për një jetë më të mirë kanë mësyer vendet e ndryshme evropiane.

Mirëpo, tash, Kosova nuk po përballet vetëm largimin e qytetarëve nga vendi, tash Kosovën po e lëshojnë edhe njerëz të punësuar, si mjek, ekonomisë, mësimdhënës, gazetarë e të tjerë.

E kjo po vlerëson si rrezik tepër shqetësues për Kosovën.

Kështu po thotë opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi i cili thotë se Kosovës tashmë po i ik edhe truri i këtij vendi.

Postimi i plotë:

Mbi 220 mjekë e paskan lëshuar Kosovën në dy vitet e fundit.

Edhe mbi 150 të tjerë po pritkan të ikin deri në fund të vitit.

Nuk po ikin vetëm ata që do punojnë në gastronomi, ndërtimtari dhe punë tjera joakademike, por po ik edhe truri i këtij vendi.

Po ikin mjekë, ekonomistë, mësimdhënës, gazetarë, inxhinier etj.

Tepër shqetësuese. Ky vend po rrezikohet nga zbrazja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat