Sali Berisha publikon një video të rrallë, përmend Bregoviqin dhe “Kasapin e Ballkanit”

Aktuale

Sali Berisha publikon një video të rrallë, përmend Bregoviqin dhe “Kasapin e Ballkanit”

Nga: M.H. Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:05
Foto nga videoja që ka publikuar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në facebok ka publikuar një video ku shihet i rrethuar me shqiptarët e Kosovës të strehuar nga lufta në Korçë.

Berisha shkruan se po në atë ditë, Bregoviqi këndonte në një koncert në Selanik kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Një përshëndetje të përzemërt miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviqi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat