Nga ndryshimet klimatike ky është rreziku që i kanoset Kosovës

Aktuale

Nga ndryshimet klimatike ky është rreziku që i kanoset Kosovës

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Ekologe Egzona Shala ka folur për dëmet që shkaktohen nga ndryshimet klimatike si rrjedhojë e ndotjes së natyrës nga ana e njerëzve.

Ajo tha se Kosova edhe pse shtet i vogël mënyrën e përdorimit të energjisë e ka shumë të dëmshme dhe kjo do të ketë pasoja sikurse në mbarë botën.

“Kosova fillimisht do të dëmtohet në bujqësi, në energji dhe po ashtu edhe në sasi të konsiderueshme të ujit dhe ndër to është edhe agrikultura edhe shëndeti i njeriut”.

Shala kritikoi edhe mungesën e programeve qeveritare për përdorimin e mënyrave alternative të energjisë dhe mbrojtjen e ambientit.

“Kosova nuk e ka të paraparë në programet qeveritare. Vitin e kaluar, Marrëveshja e Parisit është festuar në Kosovë dhe duke pasë parasysh që s’ka pasë iniciativë prej qeverisë kemi tentuar bashkë me 72 organizata të tjera që tregojmë se Kosova është e gatshme të ndërmarrë hapa. Jemi shtet i vogël, por ndikimin e kemi të madh, sepse burimin kryesor të energjisë i kemi termoelektronat, transportin e kemi shumë të dëmshëm, prodhimin e energjisë e kemi jashtë kontrolleve.”.

“Faktori njeri është duke ndikuar aq shumë në shfrytëzimin e resurseve njerëzore saqë nuk është duke i lënë hapësirë tokës që të qetësohet. Temperatura është faktori i parë që na tregon se gjendja ekuilibruese nuk është e mirë.

Shala në Info Magazine ka thënë se përkundër që Kosova s’bën pjesë në programin e BE-së dhe konventave të ndryshme për këtë çështje, nuk duhet cunguar dhe të mos e zbatojë ligjin për dënimin e ndotësve të natyrës. Në këtë drejtim, ajo tha se mungesa e implementimit të ligjit është shqetësuese.

Ajo tregoi edhe për keqkuptimet që zakonshëm ndodhin në përdorimin e termeve kur flitet për këtë tematikë.

“Keqkuptimet më të mëdha janë mosdija e dallimeve ndërmjet për ngrohjen globale, ndryshimeve klimatike dhe ndryshimeve të motit. Parimisht, ndryshimet klimatike përfshijnë ndryshimin e moteve brenda një afati më shumë se 10 vjet. Në tërësi këto janë vetëm ndryshime klimatike, ndërsa ngrohja globale përfshin rritjen e temperaturës, pra enkas është e koncentruar në ngritje të temperaturës që është një ndër faktorët e ndryshimeve klimatike”.

“Sidomos kohëve të fundit jemi dëshmitarë të verave të thata, erërave, cunamit, zjarreve të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat