Policia po i heton shkaktarët e zjarreve në Obiliq

Aktuale

Policia po i heton shkaktarët e zjarreve në Obiliq

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:48
Xhafer Gashi

Në orët e vona të së hënës (mbrëmë) ka shpërthyer një vatër e madhe zjarri në Komunën e Obliqit. Kryetari i kësaj të fundit, Xhafer Gashi, ka thënë se një familjes i është djegur ushqimi i kafshëve.

“Kanë qenë disa raste të zjarreve në Komunën tonë, përveç një rast të një familjeje që ka pësuar, i është djegur ushqimi i kafshëve, tjera raste nuk kanë qenë me dëme materiale tek banorët e Komunës sipas informatave që i kamë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike”, tha ai.

Gashi, tutje deklaroi se shkak i këtyre zjarreve janë temperaturat e larta, si dhe për shkak të pakujdesisë nga disa qytetarë.

“Gjithçka është nën kontroll, nuk ka ndonjë rrezik. Shkaktarët e zjarrit janë temperaturat e larta dhe mund të jenë edhe pakujdesia e dikujt që mund t’i ndezë këto zjarre”, shtoi ai.

Kryetari i Obiliqit, tha se Policia e Kosovës është duke i hulumtuar shkaktarët e zjarreve

“Policia gjithashtu janë duke e bërë punën e vet edhe janë duke i hulumtuar burimet e atyre njerëzve që po i shkaktojnë, ndërsa zjarret janë lokalizuar dhe janë nën kontroll vazhdimisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat