Autobusi i aksidentuar në Kroaci, është nga ky qytet i Kosovës

Aktuale

Autobusi i aksidentuar në Kroaci, është nga ky qytet i Kosovës

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e aksidentit të një autobusi në Slavonski Brod, të Kroacisë kanë ndërruar jetë 10 persona.

Siç raportohet nga mediat kroate, ka dhjetëra të lënduar.

Kryeministri kroat, tashmë e ka konfirmuar që autobusi i aksidentuar është nga Kosova.

Siç mësohet autobusi është i agjencisë Deva Tours, i cili është më seli në Gjakovë.

Ndërkaq, nga kjo kompani e kanë konfirmuar se të gjithë të pasagjerët e autobusit kanë qënë mërgimtar, të cilët po vinin nga Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat