Kaq do t'i kushtojë komunës për rimbursimin e 21 mijë prishtinasve të prekur me Covid-19

Aktuale

Kaq do t'i kushtojë komunës për rimbursimin e 21 mijë prishtinasve të prekur me Covid-19

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna që ai drejton ka shpenzuar mbi 1 milion euro për 21 mijë prishtinas të prekur me Covid-19.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se do të vazhdoj rimbursimi i gjithë të prekurve dhe për këtë ka ndarë një video ku shpjegohet hap pas hapi se si duhet të aplikojnë të infektuarit me Covid-19.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Shumë prej jush keni kërkuar informata për atë se si mund të aplikohet për rimbursim në raste të infektimit me COVID- 19.

Si kryetar i Prishtinës së bashku me Kabinetin tim dhe drejtoritë përkatëse, që nga fillimi i pandemisë jemi angazhuar maksimalisht që të ofrojmë sa më shumë mbështetje për qytetarët në Komunën tonë.

Në vazhdën e kësaj, deri më tani janë rimbursuar 21 mijë qytetarë të Prishtinës të cilët janë konstatuar si të infektuar me COVID -19, qoftë me test PCR, serologjik apo rapid, nga IKSHP ose laboratorët private të licencuara. Vlera e deritanishme e rimbursimeve ka arritur në 1,044,850 euro.

Për të gjithë ju që ende nuk jeni rimbursuar, përmes videos së mëposhtme kemi tentuar të shpjegojmë hap pas hapi se si duhet të bëhet aplikimi në formë të rregullt, në mënyrë që të dhënat e juaja të regjistrohen si të sakta dhe të procedohen për rimbursim.

Andaj ju lutem shikojeni, https://www.youtube.com/watch?v=nGbL08Yhw0g shpërndajeni me miqtë e familjarët dhe aplikoni!

#prishtina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat