Publikohen pamjet: Ndeja e Bajramit ‘shndërrohet’ në arenë boksi, disa persona u bën “llom” mbrëmë në ‘13 Rooftop’

Aktuale

Publikohen pamjet: Ndeja e Bajramit ‘shndërrohet’ në arenë boksi, disa persona u bën “llom” mbrëmë në ‘13 Rooftop’

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të martën mbrëma në diskotekën ’13 Rooftop’ në qendër të Prishtinës ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Ngjarja ka ndodhur brenda diskotekës, në prani të personave tjerë që kishin shkuar në ndejën e Bajramit të organizuar nga ky klub i natës.

Në një video të publikuar shihet teksa sigurimi i diskotekës tentojnë të qetësojnë njërin nga personat që ishte i përfshirë në këtë rrahje.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Ndryshe, ’13 Rooftop’ është raportuar të jetë në pronësi të biznesmenit Dardan Stublla, burrit të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, që u bë i njohur në skandalin e blerjes së votave, në zgjedhjet e fundit.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat