Musliu: Do të kërkoj sqarime për vizitën e Bajqinovcit dhe Aliut në Panama

Aktuale

Musliu: Do të kërkoj sqarime për vizitën e Bajqinovcit dhe Aliut në Panama

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:18
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se do të kërkojë llogari të hënën në Kuvend nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe ministri i Infrastrukturës që vjen nga ky subjekt politik, Liburn Aliu për vizitën e tyre në Panama në një Forum të Sigurisë dhe Inteligjencës.

Musliu e cila ka qenë vazhdimisht pjesë e Komisioneve që kanë të bëjnë me këto tema, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një vizitë të tillë dhe të hënën do të kërkojë nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deputeti Mefail Bajqinovci dhe ministri Liburn Aliu sqarime rreth kësaj vizitë.

“Për këtë do të kërkoj sqarime në detaje nga Kryetari i Kuvendit dhe do ta sqaroj opinionin se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, tha Musliu.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë qenë për një vizitë 4 ditore në Panama ku kanë marrë pjesë në një forum për siguri dhe inteligjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat