Abdixhiku merr dozën e parë të vaksinës ‘AstraZeneca’: Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit

Aktuale

Abdixhiku merr dozën e parë të vaksinës ‘AstraZeneca’: Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit

Nga: N. H Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:04
Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se sot është vaksinuar me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.

Abdixhiku gjithashtu ka bërë me dije se nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur koronavirusin përpos vaksinimit.

“Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Sot, u vaksionova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.

Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë. Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim.

Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit!

Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit. Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat